Telegrafi

Liverpooli shkon në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Atletico Madridit me golin e Wijnaldum

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Atletico Madridit në kuadër të takimit të dytë në Ligën e Kampionëve.

Ishte Georginio Wijnaldum, ai që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 43-të.

Mesfushori u asistua nga Alex Oxlade-Chamberlain, duke shënuar më pas një gol të bukur.

Lexo po ashtu Diego Simeone mbeti i shtangur, Jurgen Klopp nuk i zgjati dorën shkaku i coronavirusit – por e përshëndeti me bërryl

Tani në Anfield Road është gjithçka barabartë, pasi takimi i parë ishte fituar nga Atletico Madridi 1-0.

Skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë me këtë gol të shënuar nga anëtari i The Reds, derisa e dyta pritet të jetë edhe më e zjarrtë. /Telegrafi/