Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Atletico Madridit në kuadër të takimit të dytë në Ligën e Kampionëve.
Ishte Georginio Wijnaldum, ai që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 43-të.
Mesfushori u asistua nga Alex Oxlade-Chamberlain, duke shënuar më pas një gol të bukur.
Tani në Anfield Road është gjithçka barabartë, pasi takimi i parë ishte fituar nga Atletico Madridi 1-0.
Skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë me këtë gol të shënuar nga anëtari i The Reds, derisa e dyta pritet të jetë edhe më e zjarrtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/rahman_tanbeer/status/1237842172021370889