Loic Bade kishte disa oferta gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, por ai përfundoi duke refuzuar të gjitha për të vazhduar te Sevilla.
Pavarësisht nënshkrimit të një kontrate të re që atëherë, ai pritet të largohet në vitin 2025.
Liverpool është një nga klubet që ka interesim për Baden, ku ky interesim është shtuar gjatë muajve të fundit, shkruan AS.
Klubi anglez kishte skautët të pranishëm në humbjen 5-1 të Sevillas kundër Barcelonës të dielën.
Bade ishte një nga pikat më të mira të Sevillas në “Estadi Olimpic”, pavarësisht se ishte pjesë e një mbrojtjeje që pësoi pesë gola, por ai bëri një paraqitje solide, madje asistoi në golin e vetëm.
20 milionë euro ishte çmimi i kërkuar për Bade gjatë verës, por pritet që klubet do të duhet të paguajnë më shumë për shërbimet e tij në vitin 2025.
Sevilla do të ishte e hapur për shitje, kështu që Liverpool duhet të ketë mundësinë për ta marrë – nëse paguan çmimin e kërkuar. /Telegrafi/