Liverpooli e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Romës në Stadio Olimpico.
Pas një harkimi nga këndi, nikoqirët nuk e pastruan mirë topin dhe u ndëshkuan.
Georginio Wijnaldum reagoi më së miri në zonë duke shënuar me kokë (26′).
Është ky një moment i vështirë për skuadrën nikoqire, të cilës tashmë i janë zbehur gjasat për kualifikim në finale.
Tash Romës i duhen së paku edhe katër gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. /Telegrafi/