Telegrafi

Liverpooli shënon dy gola ndaj Huddersfieldit, Keita realizon golin më të shpejtë në histori të klubit

Mohamed Salah, Naby Keita dhe Sadio Mane. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka nisur për mrekulli takimin me skuadrën tanimë të rënë nga elita e futbollit anglez Huddersfield.

The Reds kanë krijuar epërsi prej dy golave 2-0 pas 23 minutave lojë.

Naby Keita dhe Sadio Mane ishin dy realizuesit e golave për skuadrën e Jurgen Klopp.


Mesfushori nga Guinea është futur në histori të klubit anglez, pasi ka realizuar golin më të shpejtë në histori.

Keitas iu deshën vetëm 15 sekonda për të realizuar në portën e Huddersfield pas asistimit nga Salah. /Telegrafi/