Liverpooli ka zhvilluar bisedime me skuadrën gjermane, RB Leipzig lidhur me sjelljen e Naby Keita në Angli këtë muaj, pra gjatë afatit kalimtar të janarit.
Reds kanë rënë dakord për një kontratë prej 57 milionë funtesh me klubin e Bundesligës për të nënshkruar me mesfushorin nga Guinea.
Megjithatë, marrëveshje e nënshkruar në verën e vitit 2017 përfshinte transferimin e Keitas në Anfield gjatë verës së vitit 2018.
Por, pas largimit prej 160 milionë eurosh të Philippe Coutinho në Barcelonë më parë këtë javë, Liverpooli dëshiron të shpejtoj ardhjen e Keitas.
Sipas mediumit anglez Daily Star, është trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili dëshiron të marrë Keita menjëherë në skuadër për të mbuluar zbrazëtinë e krijuar.
Hierarkia e Liverpoolit iu është drejtuar Leipzigit për sigurimin e një marrëveshjeje të re që mund të sjellë lojtarin në Merseyside këtë muaj.
Ata janë të vetëdijshëm se do të duhet t’i ofrojnë skuadrës gjermane më shumë para – dhe ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë.
Liverpooli shpreson se një marrëveshje e re do të arrihet deri në mbylljen e afatit dhe Keita do të bëhet “i kuq” gjatë këtij muaji. /Telegrafi/