Gjiganti anglez, Liverpool është e gatshme ta lë të largohet mbrojtësin e saj Mamadou Sakho.
Mirëpo së fundmi ‘The Reds’, kanë refuzuar një ofertë për mbrojtësin qendror.
Francezi nuk është në planet e trajnerit Jurgen Klopp dhe ka kërkuar largimin.
Ishte skuadra tjetër angleze, Southampton që ka kërkuar mbrojtësin si huazim gjashtë mujor me mundësi blerje.
Mirëpo Liverpool ka refuzuar këtë ofertë duke deklaruar se nuk do ta lënë mbrojtësin të largohet si huazim por vetëm ta shesin atë.
Për francezin interesim ka shfaqur Olympique Marseille, WBA, Sevilla dhe Swansea. /Telegrafi/