Kanë mjaftuar nëntë minuta që Liverpooli ta zhbllokojë rezultatin kundër Romës në Stadio Olimpico.
Pas një fillimi entuziast nga Giallorossët, Sadio Mane e ndëshkoi skuadrën vendase.
Një lojë e mirë nga Roberto Firmino, i cili e dhuroi asistimin.
Mirëpo, reagimi ishte i shpejtë dhe nikoqirët e barazuan rezultatin.
Pas angazhimit të vendasve, James Milner realizoi një autogol.
Roma duhet të fitojë me rezultat 4-1 që të kualifikohet në finale.
Ndërkohë që Liverpoolit i konvenon rezultati aktual. /Telegrafi/