Telegrafi

Liverpooli pritet të luajë ndaj Wolves me emblemën e Kupës së Botës për Klube në fanellë

Foto: Liverpool FC/Twitter

Liga Premier si duket i ka lejuar Liverpoolit të vendos emblemën e Kupës së Botës për Klube në fanellën e tyre.

Liverpooli është shpallur kampion i botës për klube për herë të parë në histori, pasi mposhtën në finale Flamengon me rezultat 1-0 në një ndeshje të tensionuar.

Nga kjo arritje, skuadra angleze e ka të mundur ta bartë emblemën e trofeut në fanellën e tyre në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, por u tha se nuk munden edhe në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Liverpoolit nuk i lejohet bartja e emblemës së fituesit të Kupës së Botës për klube në fanellë gjatë ndeshjeve në Ligën Premier

Për ta bartur këtë emblemë në fanellën e ndeshjeve të Ligës Premier u raportua se duhet një kërkesë e veçantë nga klubi.

Si duket, Reds kanë kryer aplikimin dhe tani pritet t’i lejohet bartja e emblemës në fanellë, edhe për ndeshjet e Ligës Premier.

Një gjë të tillë, Liverpooli pritet ta bart në ndeshjen e sotme ndaj Wolves nga ora 17:30 në Anfield. /Telegrafi/