Site icon Telegrafi

Liverpooli pritet ta rikthejë në ekip lojtarin që shkaktoi probleme në klubin ku ishte huazuar

Liverpooli mund ta ndërprejë huazimin e një lojtari, që do të bënte që ai të rikthehej sërish në klub gjatë janarit.

Arne Slot padyshim që është i lumtur me fillimin e jetës së tij në Angli, pasi ekipi i tij momentalisht po qëndron në krye të Ligës Premier dhe në Ligën e Kampionëve.

Të dielën, ata do të përballen me Manchester United në ‘Anfield’, pasi paraprakisht i kishin mposhtur ata me rezultat 3-0 në shtator.

Por një lojtar i harruar i Liverpoolit mund të rikthehet pasi gjiganti anglez është në bisedime për ta ndërprerë marrëveshjen e tij aktuale të huazimit, sipas Rousing The Kop.

Lexo po ashtu Alexander-Arnold i ka bërë dy kërkesa Liverpoolit për ta refuzuar Real Madridin

Kjo gazetë ka raportuar se Liverpooli është në bisedime me RB Salzburg për ta ndërprerë në gjysmë huazimin e Stefan Bajcetic.

Bajcetic ka bërë 12 paraqitje në elitën e futbollit austriak këtë sezon, por ka dështuar që të shënojë ndonjë gol apo të dhurojë ndonjë asistim.

Fillimisht ishte menduar se huazimi i tij ishte ndikuar nga ish-asistenti i Liverpoolit, Pepijn Ljinders, i cili ishte trajner i Salzburgut në fillim të sezonit, por më pas eventualisht ndau rrugët me klubin.

Në tetor, e përditshmja austriake Krone raporti se spanjolli i kishte lënë të befasuar bashkëlojtarët e tij duke u bërë vazhdimisht pjesë e formacionit titullar, pavarësisht se nuk po paraqitej mirë në fushë.

Ai madje ishte gjobitur nga klubi për shkak se kishte shkuar vonë në një seancë stërvitore. Tani është bërë e ditur se Bajcetic ka larugar nga Instagrami të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe se nuk është i lumtur tek klubi austriak.

Është ende e paqartë nëse ai do të jetë pjesë e planeve të Slot, apo do të huazohet tek ndonjë klub tjetër, por së fundmi u tha se Real Betisi ka shprehur interesim konkret për të./Telegrafi/

Exit mobile version