Telegrafi

Liverpooli prej tani po planifikon transferimin e Bellingham për verën e ardhshme

Jude Bellingham është njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian.

Mesfushori anglez prej dy vitesh po shkëlqen me Borussia Dortmundin dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha në Evropë.

Chelsea, Manchester United, Real Madrid, PSG e Liverpool janë vënë pas lojtarit, por Borussia Dortmund këtë verë ka refuzuar të gjitha ofertat për yllin e tyre.

Verdhezinjtë do ta shesin vitin tjetër lojtarin dhe nga largimi i tij pretendojnë të fitojnë mbi 100 milionë euro.

Daily Mail ka raportuar se Liverpooli mbetet skuadra favorite e lojtarit dhe The Reds janë të gatshëm të bëjnë ‘çmenduri’ për transferimin e tij.

Kampionët e shumëfishtë të Anglisë planifikojnë që të shpenzojnë mbi 120 milionë euro për transferimin e lojtarit në ‘Anfiedl’.

Gjithsesi skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e lojtarit, pasi konkurrenca për të është shumë e madhe. /Telegrafi/