Jude Bellingham është njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian.
Mesfushori anglez prej dy vitesh po shkëlqen me Borussia Dortmundin dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha në Evropë.
Chelsea, Manchester United, Real Madrid, PSG e Liverpool janë vënë pas lojtarit, por Borussia Dortmund këtë verë ka refuzuar të gjitha ofertat për yllin e tyre.
Verdhezinjtë do ta shesin vitin tjetër lojtarin dhe nga largimi i tij pretendojnë të fitojnë mbi 100 milionë euro.
Daily Mail ka raportuar se Liverpooli mbetet skuadra favorite e lojtarit dhe The Reds janë të gatshëm të bëjnë ‘çmenduri’ për transferimin e tij.
Kampionët e shumëfishtë të Anglisë planifikojnë që të shpenzojnë mbi 120 milionë euro për transferimin e lojtarit në ‘Anfiedl’.
Gjithsesi skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e lojtarit, pasi konkurrenca për të është shumë e madhe. /Telegrafi/