Crystal Palace ia ka caktuar çmimin Cheick Doucoure, me lojtarin që e dëshiron largimin nga klubi.
Skuadra londineze dëshiron të sigurojë që ata të përfitojnë shumë nga shitja e tij dhe tani janë shumë afër të mbushin arkat e tyre.
Sipas The Mail, Liverpooli është i hapur për ta transferuar Doucouren për shumën e 85 milionë eurove.
Reds besojnë se çmimi i tij është i drejtë duke pasur parasysh gjendjen aktuale të tregut.
Trajneri Jurgen Klopp madje mund të ketë fondet për të përmbushur atë çmim të kërkuar në javët e ardhshme.
Liverpooli është në proces të shitjes së Fabinhos dhe Jordan Hendersonit te klubet në Ligën Pro Saudite. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RKSFfBYZ4F8&pp=ygUcY2hlaWNrIGRvdWNvdXJlIHZzIGxpdmVycG9vbA%3D%3D