Site icon Telegrafi

Liverpooli po vazhdon bisedimet, shumë afër marrëveshjes me Mac Allister

Alexis Mac Allister do të largohet nga Brightoni, por e ardhmja e tij do të vazhdoj të jetë në Ligën Premier.

Mesfushori argjentinas po vazhdon bisedimet me Liverpoolin dhe transferimi i tij për në Anfield është në rrugën e duhur.

24-vjeçari ka shkëlqyer edhe këtë edicion, ku në 37 ndeshje zyrtare ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Fabrizio Romano ka njoftuar se kushtet personale mes lojtarit dhe Liverpoolit janë shumë afër të arrihen, pasi Mac Allister i ka pëlqyer projekti i Liverpoolit i prezantuar muajin e kaluar.

Marrëveshja nuk është arritur ende, por ajo është shumë afër të ndodh.

Lexo po ashtu Do të befasoheni se si Liverpooli po e joshë Mac Allisterin që të kalojë në Anfield

Sa i përket Brightonit, nuk pritet të ketë probleme pasi klubi anglez ka njoftuar Liverpolin me çmimin e Mac Allister dhe The Reds janë të gatshëm ta paguajnë atë.

Liverpool po bën përpjekjet e fundit për ta gjetur marrëveshjen me lojtarin, pasi besohet se janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro te Brightoni për transferimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version