Marc Guehi ka qenë një nga zbulimet e Anglisë në Euro 2024, duke pasur paraqitje fantastike me Kombëtaren e Anglisë.
Mbrojtësi qendror pritet të largohet nga skuadra e tij Crystal Palace për ta bërë një hap para në karrierën e tij.
Liverpool raportohet se është në negociata me Crystal Palace për transferimin e mundshëm të Marc Guehi.
Mbrojtësi ishte i shkëlqyer në Euro dhe është e qartë se koha e tij për t’u larguar nga Selhurst Park dhe për t’u transferuar në një klub të lartë ka ardhur.
Por për të arritur deri te qendërmbrojtësi anglez, The Reds duhet të shpenzojnë mbi 60 milionë euro.
24-vjeçari ka pranuar se dëshiron të largohet nga Crystal Palace për të bërë një hap para në karrierën e tij.
Tani The Reds janë në bisedime të avancuara dhe po përshpejtojnë të gjejnë marrëveshjen përfundimtare me Crystal Palace në mënyrë që ta transferojnë qendërmbrojtësin në Anfield. /Telegrafi/