Telegrafi

Liverpooli po shpreson këtë javë ta kompletoj transferimin e Romeo Lavias

Liverpooli po ndryshon krejtësisht fytyrë për sezonin e ri, sidomos në repartin e mesfushës.

Pasi kanë transferuar Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai, gjiganti anglez po përgatitë një tjetër goditje në mesfushë.

Fjala është për talentin e madh belg Romeo Lavia i cili ka shkëlqyer edicionin e fundit me Southamptonin.

Lexo po ashtu Liverpooli hyn në garë me rivalët për Romeo Lavia

19-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp i cili po e sheh atë si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Jordan Henderson i cili do të largohet në drejtim të Arabisë Saudite.

Drejtuesit e Liverpoolit janë në kontakte të avnacuara me agjentët e futbollistit me Lavian i cili ka pranuar transferimin në Anfield.

Lexo po ashtu Southamptoni refuzoi një super ofertë nga Chelsea për talentin Lavia

Tani The Reds po mundohen ta bindin Southamptonin që ta lënë të lirë reprezentuesin belg për shumën e 30 milionë eurove. /Telegrafi/