Liverpooli po ndryshon krejtësisht fytyrë për sezonin e ri, sidomos në repartin e mesfushës.
Pasi kanë transferuar Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai, gjiganti anglez po përgatitë një tjetër goditje në mesfushë.
Fjala është për talentin e madh belg Romeo Lavia i cili ka shkëlqyer edicionin e fundit me Southamptonin.
19-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp i cili po e sheh atë si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Jordan Henderson i cili do të largohet në drejtim të Arabisë Saudite.
Drejtuesit e Liverpoolit janë në kontakte të avnacuara me agjentët e futbollistit me Lavian i cili ka pranuar transferimin në Anfield.
Tani The Reds po mundohen ta bindin Southamptonin që ta lënë të lirë reprezentuesin belg për shumën e 30 milionë eurove. /Telegrafi/