Agjenti i njohur shqiptar Fali Ramadani po punon me Liverpoolin për një transferim të mundshëm të mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly .
Reprezentuesi i Senegalit pritet të largohet nga Napoli këtë verë dhe favorizon një transferim në Angli.
Klubi më i afërt për ta transferuar është Liverpooli, pasi besohet se ka mposhtur konkurrencën e rivalëve të urryer të Manchester Unitedit.
Sipas mediumit Il Mattino, Ramadani është i vendosur të kthehet në Napoli për të zyrtarizuar ofertën e Liverpoolit për Koulibalyn.
Oferta nuk do të kalojë 80 milionë euro, ndërsa presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, me sa duket, dëshiron një çmim prej 100 milionë eurosh për yllin e tij.
29-vjeçari vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës dhe tashmë është sugjeruar që partneriteti i tij me Virgil van Dijk do të krijonte ‘mbrojtjen më të mirë qendrore në botë’. /Telegrafi/