Liverpooli do të ishte i gatshëm të nënshkruante mesfushorin e PSG-së, Marco Verratti, nëse ai është në dispozicion për një çmim të arsyeshëm.
Italiani është një shënjestër e nxehtë në tregun e transferimeve këtë verë, me klubin parisien që kërkon të rifreskojë skuadrën e tyre.
Sipas The Guardian, Liverpool do të ishte i interesuar të sjellë Verrattin në Ligën Premier.
30-vjeçari ka edhe tre vite të mbetura në kontratën e tij me kampionin e Ligue 1, që do të thotë se ai nuk do të jetë i lirë.
Faqja e internetit Transfermarkt vlerëson Verrattin në rreth 40 milionë euro, por kjo nuk ofron ndonjë pasqyrë mbi çmimin e kërkuar të PSG -së.
Nëse ai është në dispozicion për një tarifë të ngjashme ose më të ulët, Liverpool do të përfshihet në procesin e ofertave. /Telegrafi/