Kalvin Phillips është dëshira e madhe e Liverpoolit për repartin e mesfushës.
Mesfushori anglez pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Jurgen Klopp i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta transferojnë anglezin në Anfield.
26-vjeçari ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me Leeds United dhe është bërë një titullar i padiskutueshëm tek Kombëtarja e Anglisë.
Sipas asaj që ka raportuar El Nacional, Liverpooli është gati t’i ofrojë 40 milionë euro për transferimin e Phillips.
Por problemi qëndron tek Leeds që nuk duan ta shesin yllin e tyre tek një skuadër rivale në Ligën Premier.
PSG dhe Bayern Munich kanë shprehur interesim, por dëshira e lojtarit është të mbetet në elitën e futbollit anglez.
Phillips këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje me Leeds, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/