Telegrafi

Liverpooli po mendon transferimin e Kessiet në janar

Franck Kessie është bërë një çështje te gjiganti italian Milan.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është futur në vitin e fundit të kontratës me Rossonerët dhe ende nuk e ka vazhduar atë.

Milani i ka bërë një ofertë të mirë për rinovimin e kontratës, duke i ofruar 6,5 milionë euro në vit, por edhe këtë ofertë Kessie e ka refuzuar.

Gjiganti anglez Liverpool është duke e monitoruar situatën e Kessies te Milan dhe po mendon transferimin e tij në janar.

Sport Italia ka raportuar se The Reds janë në gjendje të futen në negociata me agjentin e lojtarit për ta bindur atë që të transferohet në Anfield gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kampioni i shumëfishtë i Anglisë mund t’i ofrojë pagë deri në nëntë milionë euro në vit mesfushorit afrikan.

Në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra të tjera të mëdha si Paris Saint Germain, Tottenham Hotspur e Inter.

Në rast se nuk vazhdon kontratën me Milanin, atëherë Kessie mund të nxirret në shitje nga Rossonerët në janar në mënyrë që mos të largohet me parametra zero në verë. /Telegrafi/