Telegrafi

Liverpooli po mendon ta ulë çmimin e Shaqirit

Xherdan Shaqiri . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Xherdan Shaqiri është njëri nga futbollistët e parë që do të largohet këtë verë nga Liverpooli.

Sulmuesi nga Kosova ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion, por edhe vuajti shumë nga lëndimet.

28-vjeçari është paraqitur në vetëm 10 takime këtë edicion në të gjitha garat, teksa ka një gol të shënuar.

Liverpooli vendosi ditë më parë çmimin e largimit prej 30 milionë eurove, shumë që u vlerësua e lartë.

Xherdan Shaqiri . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Por pas pandemisë Covid-19, shumë klube janë në krizë dhe The Reds janë gati ta ulin çmimin e Shaqirit.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpool mund ta ul çmimin e kosovarit në 20 milionë euro.

Roma, Sevilla, West Ham United dhe CSKA Moska janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Shaqirin. /Telegrafi/