Telegrafi

Liverpooli po e mendon shitjen e Xherdan Shaqirit për ta blerë nigerianin që është kthyer në hit në La Liga

Liverpool mund ta shes Xherdan Shaqirin këtë verë, për ta ofruar në skuadër Samuel Chukwueze që ka shkëlqyer te Villarreali.

Reds nuk pritet të jenë shumë aktiv në tregun e transferimeve, pasi kanë shpenzuar shumë në afatet e kaluara kalimtare.

Klubi pritet të ndërhyjë në disa raste, ku Jurgen Klopp e sheh të arsyeshme.

Lexo po ashtu Shaqiri merr gjithë vëmendjen në fotografinë e postuar nga Liverpooli, dhe nuk është hera e parë që ndodh kështu

Sipas Goal.com është Shaqiri ai që mund të largohet. Edhe pse shkëlqeu në ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës dhe Newcastles, ylli shqiptar është ‘jashtë hapit’ me atë që Klopp e kërkon.

27-vjeçari shënoi pesë gola në 30 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin.

I riu i Villarreal, Chukwueze është ai që pëlqehet nga Liverpool dhe me parat që do të shitet Shaqiri, do të investohen për të.

Ai ka shkëlqyer në La Liga, duke shënuar pesë herë në 19 ndeshje. /Telegrafi/