Youri Tielemans do të largohet nga Leicester City gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori belg është futur në vitin e fundit të kontratës dhe Leicester dëshiron ta shes atë në janar që të fitojë para nga largimi i tij.
Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas belgut, por së fundmi garës i është bashkuar edhe Liverpooli.
Juventus, Manchester United, Arsenal, Real Madrid dhe Newcastle United janë klubet tjera që kanë shprehur interesim për transferimin e belgut.
The Sun ka raportuar se Liverpooli ka nisur bisedimet me agjentët e futbollistit dhe klubi nga Anfield preferohet më shumë nga Tielemans.
25-vjeçari dëshiron që të bashkohet me skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp në janar dhe bisedimet mes dy klubeve pritet të nisin së shpejti.
Leicester City është gati ta lejoj largimin e Tielemans në janar për shumën e 15 milionë eurove. /Telegrafi/