Virgil van Dijk është shumë afër që ta rinovojë kontratën me Liverpoolin, duke përfituar një pagë të majme.
Mbrojtësi holandez që është shndërruar në një lider te The Reds qysh nga sezoni i kaluar, pritet ta vazhdojë kontratën me një pagë të përmirësuar.
Lojtari 28-vjeçar aktualisht fiton 136 mijë euro në javë te kampioni i gjashtëfishtë, ndërsa me kontratën e re do të fitojë 237 mijë euro.
Van Dijk pritet që në javën e ardhshme ta vendos lapsin në letër, e që natyrisht se do të jetë një lajm i mirë edhe për tifozët e skuadrës.
Holandezi pak ditë më parë është nominuar për çmimin e ‘The Best’ nga FIFA për paraqitjet në sezonin e kaluar, së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Mbrojtësi i Liverpoolit shihet si favorit për ta rrëmbyer këtë çmim, por mund ta fitojë edhe Topitn e Artë, fal triumfit në Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, vendi i dytë në Ligën Premier dhe paraqitjeve me Holandën në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/