Liverpooli është raportuar se po konsideron mundësinë për të bërë një blerje gjatë janarit për të ndihmuar ekipin e Arne Slot që të rrisin gjasat për t’u shpallur kampion në Angli.
Tekniku holandez ka bërë një punë të jashtëzakonshme që prej se mori drejtimin e gjigantit anglez, duke zëvendësuar Jurgen Klopp në verë.
Momentalisht, ata kanë një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Arsenalit në krye të tabelës në Ligën Premier, teksa qëndrojnë mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve.
Teksa na ndajnë vetëm pak ditë para hapjes së afatit kalimtar të janarit, është raportuar se Liverpooli po mban një sy afër tek një lojtar që luan në elitën e futbollit anglez.
Siç ka raportuar Football Insider, bëhet fjalë për Antonee Robinson (Fulham), i cili mund të arrijë në janar si përforcimi i tyre më i ri.
Në një intervistë javën e kaluar, ish-shefi i skautëve të Manchester Unitd, Mick Broën e kishte përshkruar Robinson si një blerje ideale për Liverpoolin.
“Pas paraqitjes së tij në Anfield, unë do të pres që interesimi i tyre vetëm do të rritet. Nuk ka shumë mbrojtës të majtë dhe ne e dimë që ajo është një pozitë të cilën ata do të donin ta përforconin gjatë afatit kalimtar”.
“Ai është shumë i ngjashëm me Robertson, aktualisht, në mënyrën se si është i gatshëm të vrapojë në sulm dhe të shkaktojë probleme me depërtimet e tij”, ka thënë Broën.
Liverpooli do të rikthehet nesër (e diel) në aksion, ku do të luajnë ndaj West Hamit në udhëtim në ndeshjen e fundit të këtij viti./Telegrafi/