Telegrafi

Liverpooli pësoi humbjen e parë në këtë sezon – Arsenali me postim fantastik pasi nuk iu thye rekordi historik

Liverpooli ka pësuar humbjen e parë në këtë sezon, pas 27 javësh pa pësuar disfatë në Ligën Premier.

The Reds humbën 3-0 në udhëtim te Watfordi, e që është humbja e parë dhe kanë një barazim me Manchester Unitedin në fillim të këtij edicioni.

Pasi Liverpooli pësoi humbjen parë, Arsenali ka arsye për të festuar, pasi janë klubi i vetëm në Ligën Premier që kanë arritur të fitojnë titullin pa pësuar humbje.

Watford vs Liverpooli (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në lidhje me këtë gjë, The Gunners kanë reaguar në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Lexo po ashtu Pas 28 javësh në Ligën Premier, Liverpooli pëson humbjen e parë në këtë sezon dhe atë nga Watfordi

“Phew. Urime për rrugëtimin e pamposhtur, Liverpool”, ishte shkrimi i skuadrës nga veriu i Londrës.

Arsenali kishte fituar trofeun e artë në vitin 2004 pa pësuar humbje, derisa mbanë rekordin me 49 ndeshje pa pësuar disfatë. /Telegrafi/