Telegrafi

Liverpooli përgatitet për transferimin e sulmuesit Arnaut Danjuma

Klubi anglez, Liverpooli është i përgatitur të transferojë sulmuesin e Villarrealit, Arnaut Danjuma, këtë verë.

Jurgen Klopp mund të jetë në treg për një sulmues këtë verë, me të ardhmen e Sadio Mane ende në ajër.

Liverpooli tashmë ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë funtesh nga Bayern Munich për reprezentuesin senegalez, i cili ka edhe 12 muaj nga kontrata e tij.

Lexo po ashtu Liverpooli identifikon Danjuman si zëvendësues të mundshëm të Sadio Mane

Reds e kanë vendosur sulmuesin e Benficas, Darwin Nunez, në listën e ngushtë të transferimeve për këtë verë, teksa përgatitet për jetën pa Manen.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Reds do të bëjnë një lëvizje për uruguaianin.

Eksperti italian i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se Liverpooli është duke e “ndjekur” yllin e Villarrealit, Danjuma, me synimin për një lëvizje të mundshme.

Danjuma është një tjetër lojtar që ka qenë i lidhur me Liverpoolin, me raporte të ndryshme që pretendojnë se lojtari mund të largohet nga Villarreali këtë verë.

Gazetari i njohur i transferimeve Romano ka pohuar se 25-vjeçari mund të jetë një opsion për Liverpool këtë verë, pasi ata kërkojnë një zëvendësues për Mane. /Telegrafi/