Telegrafi

Liverpooli përgatitet për të humbur sulmuesin Salah si lojtar të lirë

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është i përgatitur për të humbur sulmuesin Mohamed Salah pa para kur t’i skadon kontrata.

Reds dhe Salah ka gati një vit që po bisedojnë për kontratën e re, por pa arritur ndonjë marrëveshje rinovimi.

Kërkesat për pagë prej 400 mijë funtesh në javë nga Salah, nuk janë pranuar nga drejtuesit e Liverpoolit.

Lexo po ashtu Transferimet më të mira të të gjitha kohërave të Liverpoolit: Nga Dalglish te Salah e Van Dijk – 10 lojtarë që bë historinë në klub

Sipas The Mirror, Liverpooli tashmë po përballet me perspektivën e humbjes së Salah në verën e ardhshme pa pagesë, pasi kontrata e tij skadon në muajin qershor.

Por, Reds nuk janë të shqetësuar se Salah, i lidhur ngushtë me Barcelonën, do të lejojë që standardet e tyre të rrëshqasin në sezonin e ardhshëm, pavarësisht largimit.

Lexo po ashtu Barcelona në bisedime me Mohamed Salah, katalunasit kanë gati strategjinë e transferimit

Klubi nga Anfield tashmë ka transferuar Luis Diaz nga Porto në muajin janar dhe Darwin Nunez nga Benfica javën e kaluar.

Drejtuesit e Reds dhe trajneri Jurgen Klopp e dinë se yjet nuk hezitojnë më të vijnë te ekipi i tyre dhe aktualisht nuk parashikojnë ndonjë kompromis me Salahun për rinovimin e kontratës. /Telegrafi/