Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është i përgatitur për të humbur sulmuesin Mohamed Salah pa para kur t’i skadon kontrata.
Reds dhe Salah ka gati një vit që po bisedojnë për kontratën e re, por pa arritur ndonjë marrëveshje rinovimi.
Kërkesat për pagë prej 400 mijë funtesh në javë nga Salah, nuk janë pranuar nga drejtuesit e Liverpoolit.
Sipas The Mirror, Liverpooli tashmë po përballet me perspektivën e humbjes së Salah në verën e ardhshme pa pagesë, pasi kontrata e tij skadon në muajin qershor.
Por, Reds nuk janë të shqetësuar se Salah, i lidhur ngushtë me Barcelonën, do të lejojë që standardet e tyre të rrëshqasin në sezonin e ardhshëm, pavarësisht largimit.
Klubi nga Anfield tashmë ka transferuar Luis Diaz nga Porto në muajin janar dhe Darwin Nunez nga Benfica javën e kaluar.
Drejtuesit e Reds dhe trajneri Jurgen Klopp e dinë se yjet nuk hezitojnë më të vijnë te ekipi i tyre dhe aktualisht nuk parashikojnë ndonjë kompromis me Salahun për rinovimin e kontratës. /Telegrafi/