Livervpooli është në kërkim të një mbrojtësi qendror për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.
Shumë emra të mbrojtësve ndodhen në listën e trajnerit Jurgen Klopp, por deri më tani The Reds nuk e kanë transferuar asnjërin nga ta.
Lajmet e fundit që vijnë nga Anglia thonë se trajneri gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e talentit holandez Sven Botman.
Qendërmbrojtësi 21-vjeçar është duke shkëlqyer me klubin francez Lille dhe është rritur vlera e tij dukshëm.
Botman që ka dalë nga akademia e famshme e Ajaxit po shihet si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në qarkullim.
Gjithnjë sipas medieve angleze, Liverpool është duke përgatitur një ofertë të lartë prej 40 milionë eurove për lojtarin.
Klubi francez është gati ta pranojë këtë ofertë, pasi Botman iu bashkua atyre në verën e vitit 2020 për vetëm tetë milionë euro.
Vlen të theksohet se përveç mbrojtësit holandez Botman, në listën e The Reds janë edhe emra të tjerë si Dayot Upamecano e Kalidou Koulibaly, por kjo dyshe shihet si më e shtrenjtë dhe jo e arritshme për momentin. /Telegrafi/