Telegrafi

Liverpooli ‘përgatit një sulm befasues’ ndaj rivalëve të Ligës Premier për ‘zëvendësimin’ e Salah

Liverpooli thuhet se është gati të sulmojë një nga rivalët e tyre në Ligën Premier për të nënshkruar një zëvendësues afatgjatë për yllin egjiptian, Mohamed Salah.

E ardhmja e Salah mbetet e paqartë pavarësisht se sulmues anësor egjiptian deklaroi dëshirën e tij për të fituar më shumë trofe me klubin sezonin e ardhshëm.

Sulmuesit i skadon kontrata verën e ardhshme dhe media të ndryshme kanë raportuar se Liverpool po planifikon bisedimet e rinovimit të kontratës, pasi këtë e kanë prioritet.

Megjithatë, 31-vjeçari mbetet një objektiv primar për klubet e Superligës Saudite, të cilët janë vendosur të testojnë vendosmërinë e Liverpoolit sërish këtë verë, pasi Al Ittihad pa një ofertë me vlerë 175 milionë euro të refuzuar vitin e kaluar.

Lexo po ashtu Drejtori ekzekutiv i futbollit saudit flet për Salahun - a do tentojnë transferimin e egjiptianit?

Edhe nëse Salah vendos të qëndrojë në Anfield, nuk do të ishte befasi të shihje një tjetër sulmues të krahut të djathtë t’i bashkohet klubit këtë verë me Reds pa opsione pa egjiptianin në skuadër.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, skuadra e Arne Slot ka identifikuar sulmuesin e Brentfordit, Bryan Mbeumo si një objektiv të verës, por mund të përballet me konkurrencë serioze nga Newcastle.

Sezoni i 24-vjeçarit u pengua nga lëndimet, por ai gjithsesi arriti ta mbyllte sezonin me nëntë gola dhe gjashtë asistime në 25 paraqitje në Ligën Premier.

Një anësor me këmbë të majtë në një formë të ngjashme me Salah, Mbeumo është objektivi ideal për kreun e futbollit të Fenway Sports Group, Michael Edwards, i cili u kthye në klub pas largimit të Jurgen Klopp dhe do të ketë fjalën e fundit në rekrutimin e objektivave të transferimit të Slot.

Ndryshe, Mbeumo është nën kontratë me Brentford deri në vitin 2026, por Bletët ruajnë opsionin për të zgjatur marrëveshjen e tij për një vit tjetër. /Telegrafi/