Site icon Telegrafi

Liverpooli pas yllit zviceran

Njëri nga talentet më të mëdhenj zviceran padyshim që është Breel Embolo.

Sulmuesi i talentuar i Baselit është duke i kaluar ditët e tij të fundit tek kampioni më i ri i Zvicrës.

19-vjeçari ka zhvilluar edhe një stinor pozitiv duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në kampionat.

Reprezentuesi i Zvicrës ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane, ndërsa së fundmi fuqishëm iu është bashkuar garës edhe Liverpooli.

Embolo po kërkohet edhe në Gjermani nga skuadra të njohura si Schalke 04, Borussia Dortmund, Wolfsburg dhe RB Leipzig.

Por ‘The Reds’, duken tani favoritë për ta transferuar atë, ndërsa Baseli ka paralajmëruar se çmimi i yllit të saj është 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version