Telegrafi

Liverpooli pas talentit anglez të Burnleyt

Liverpooli është klubi i fundit që janë duke marrë parasysh transferimin e mbrojtësit të ri të Burnleyt, Michael Keane.

Qendërmbrojtësi anglez ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në këtë sezon në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Lexo po ashtu Lampard përpilon formacionin e deritanishëm të sezonit në Ligën Premier (Foto)

Këto paraqitje kanë bërë që Keane të bie në radarin e skuadrave të mëdha dhe të kërkohet transferimi i tij në verë.

Evertoni, Manchester City dhe Leicester City të gjithë kanë qenë dhe janë të interesuar për transferimin e 24-vjeçarit në verë, me klubin nga Goodison Park që mendohet të jetë favoritë në këtë fazë.

Por, këtyre klubeve angleze i është shtuar edhe një rival i fortë në garë, dhe ai është gjiganti anglez, Liverpooli.

Lexo po ashtu Liverpooli e vëzhgoi nga afër Manolasin, e duan në skuadër gjatë verës

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i prirur për të shtuar një tjetër qendërmbrojtës në skuadrën e tij dhe ka qenë i impresionuar nga ajo që ai ka parë nga ish-lojtari i Manchester United, Keane.

Ndryshe, paraqitjet e mira të Keane kanë bërë që mbrojtësi të ftohet edhe nga kombëtarja e Anglisë këtë javë. /Telegrafi/