Telegrafi

Liverpooli pas sulmuesit holandez

Liverpooli ka gjetur zëvendësimin e Christian Bentekes i cili pritet të largohet në fund të stinorit.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sports, skuadra angleze ka avancuar për transferimin e sulmuesit holandez Anwar El-Ghazi.

Ylli i ri i Ajaxit është objektivi madhor i Milanit, mirëpo Liverpool duket se është favorite për ta transferuar atë.

Jurgen Klopp ka kërkuar transferimin e tij nga klubi, ndërsa Ajax ka deklaruar se lojtari ka një vlerë prej 20 milionë euro.

Gjithsesi bisedimet janë në fazën fillestare, ndërsa El-Ghazi mbetet objektivi i Milanit, Tottenham Hotspurs dhe Valencias. /Telegrafi/