Telegrafi

Liverpooli pas Murielit

Liverpooli janë klubi i fundit që kanë treguar një interesim në sulmuesin e Sampdorias, Luis Muriel, pas Interi, Romës, Atletico Madridit dhe Sevillas.

Sipas Tuttomercatoweb, Jurgen Klopp ka kërkuar informata për statusin e reprezentuesit kolumbian.

Muriel  i bën 26 vjet në muajin e ardhshëm dhe ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Sampdorian, e cila kap vlerën e 28 milionë eurove.

Lexo po ashtu Muriel zbulon klubet e mëdha italiane që e duan

Në këtë sezon, Muriel ka shënuar 12 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 31 ndeshje zyrtare për Blucerchiati për atë edhe interesimi për të është i fortë.

Interi janë konsideruar të preferuarit për të nënshkruar me të, por Roma, Atletico Madrid dhe Sevilla kanë treguar gjithashtu interesim.

Ai u kthye nga detyra ndërkombëtare me një lëndim në kofshë dhe për këtë arsye do të humbasë ndeshjen e së hënës në mbrëmje kundër Interit. /Telegrafi/