Liverpooli thuhet se ka kaluar në krye të radhës për të nënshkruar me anësorin sulmues të Leeds Unitedit, Raphinha.
24-vjeçari fitoi shumë vlerësime pas sezonit të tij të parë në Ligën Premier me ekipin e sapo promovuar të drejtuar nga trajneri Marcelo Bielsa.
Ndeshjet e tij të mira dhe shkëlqimi bënë që dy klubet rivale, Manchester United dhe Manchester City të duan nënshkrimin e yllit krijues.
Sidoqoftë, mediumi britanik The Express tani raporton se Liverpooli ka shansin më të mirë për të nënshkruar me Raphinha për rreth 35 milionë euro.
Liverpool's transfer stance on Raphinha emerges amid £32m bid speculationhttps://t.co/yqLZEjvbWa
— Express Sport (@DExpress_Sport) June 3, 2021
Çdo marrëveshje do të ishte shumë e vështirë megjithëse Leeds është i etur të mbajë një lojtar i cili shënoi shtatë gola dhe dha 11 asistime në të gjitha garat në sezonin e kaluar.
Duke folur kohëve të fundit, Raphinha pranoi se ndihet krenar që është shënjestër e klubeve më të mëdha të Anglisë, por shtoi se është i lumtur në Elland Road.
“Kam katër vjet në kontratën time dhe as nuk po mendoj të largohem nga këtu pikërisht për këtë arsye. Jam i lumtur dhe i bëj të tjerët të lumtur”, ka thënë Raphinha. /Telegrafi/