Telegrafi

Liverpooli pajtohet të paguajë 50 milionë euro për Fabinhon

VILLARREAL, SPAIN - AUGUST 17: Fabinho (R) of Monaco scores his team's first goal during the UEFA Champions League play-off first leg match between Villarreal CF and AS Monaco at El Madrigal on August 17, 2016 in Villarreal, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Liverpooli ka arritur marrëveshje me Monacon për mesfushorin Fabinho.

24 vjeçari brazilian, për të cilin ka pasur interesim nga Atletico Madridi dhe  Manchester United, ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Anfield dhe të punojë më Jurgen Kloppin.

Fabinho mund të luajë në disa pozicione në fushë, si mbrojtës i djathtë, por edhe në të gjitha rolet e mesfushës.

Monaco e vlerëson 50 milionë euro.

Klubi anglez ka vendosur ta paguajë këtë shumë, dhe lojtari në ditët në vijim pritet të jetë në qytetin e Liverpoolit për testet mjekësore.

Liverpooli më parë kishte arritur marrëveshje edhe me Naby Keita nga Red Bull Leipzig, ndërsa mbetet në bisedime me Napolin për Jorginhon.

Klopp duhet të bëjë këtë sezon pa Alex-Oxlade Chamberlain që do të jetë jashtë fushave për një vit, por edhe pa Emre Can që do të largohet me gjasë drejt Juventusit.  /Telegrafi/