Liverpooli ka arritur marrëveshje me Monacon për mesfushorin Fabinho.
24 vjeçari brazilian, për të cilin ka pasur interesim nga Atletico Madridi dhe Manchester United, ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Anfield dhe të punojë më Jurgen Kloppin.
Fabinho mund të luajë në disa pozicione në fushë, si mbrojtës i djathtë, por edhe në të gjitha rolet e mesfushës.
Liverpool make move for £43m Monaco midfielder Fabinho as Jurgen Klopp begins summer transfer plans https://t.co/WsChgL6tXL pic.twitter.com/lrRAoZq1d9
— Mail Sport (@MailSport) May 28, 2018
Monaco e vlerëson 50 milionë euro.
Klubi anglez ka vendosur ta paguajë këtë shumë, dhe lojtari në ditët në vijim pritet të jetë në qytetin e Liverpoolit për testet mjekësore.
Liverpool want to make Fabinho, AS Monaco’s defensive midfielder, their first summer signing and are closing in on deal worth an initial £39.3million.@TimesSport
— paul joyce (@_pauljoyce) May 28, 2018
Liverpooli më parë kishte arritur marrëveshje edhe me Naby Keita nga Red Bull Leipzig, ndërsa mbetet në bisedime me Napolin për Jorginhon.
Klopp duhet të bëjë këtë sezon pa Alex-Oxlade Chamberlain që do të jetë jashtë fushave për një vit, por edhe pa Emre Can që do të largohet me gjasë drejt Juventusit. /Telegrafi/