Site icon Telegrafi

Liverpooli pa problem ndaj Genkut

Liverpool . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Liverpooli ashtu siç është pritur ka marr fitore ndaj Genkut në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve m rezultat 4-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për The Reds që shënuan që në minutën e dytë me Alex Oxlade Chamberlain që shënoi me një goditje nga 20 metra.

Genk u kundërpërgjigj me gol në minutën e 27-të, por u anulua pas rishikimit të VAR.

Alex Oxlade-Chamberlain . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Salah provoi në minutën e 30-të, pior as ky nuk kishte sukses. Pjesa e parë nuk kishte më raste.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Chamberlain që shënoi për 2-0 në minutën e 57-të.

Më pas ishte moment i Mohamed Salah që fillimisht shënoi në minutën e 77-të, ndërsa me golin në minutën e 87-të e mbylli takimin.

Genk krejt në fund shënuan me Odey pë 4-1.

Mohamed Salah . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Liverpooli tani ka gjashtë pikë dhe është në vendin e dytë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KvnJ26x8HwA

Exit mobile version