Telegrafi

Liverpooli pa pesë lojtarë ndaj West Hamit

Liverpooli nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e plot pesë lojtarëve ndaj West Hamit.

Bodan (gju), Coutinho (nyje), Ings (gju), Matip (nyje) dhe Sturridge (ije) të gjithë janë të lënduar dhe do të jenë jashtë këtij dueli.

Nga ana tjetër West Hami do të ketë mungesën e plot shtatë lojtarëve për duelin dhe do ta ketë shumë të vështirë ndaj Liverpoolit në Anfield.

Sfida zhvillohet të dielën nga ora 17:30. /Telegrafi/