Site icon Telegrafi

Liverpooli ofron tre lojtarë për ta transferuar yllin i cili do ta zëvendësojë Salahun

Liverpooli vazhdoi me hapa të sigurt drejt titullit kampion në Ligën Premier pas fitores që morën në udhëtim ndaj Brentfordit, por afati kalimtar i janarit po vazhdon të rrrisë fokusin tek e ardhmja e disa yjeve të tyre.

Ata rrezikojnë që të humbasin shërbimet e Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk të cilët do të mbesin lojtarë të lirë pas skadimit të kontratave të tyre në verë.

Me Al Hilalin që ishte lidhur me një transferim të mundshëm të Salah duke e bërë atë lojtarin më të paguar në botë, Liverpooli po planifikon jetën pa egjiptianin.

Sipas raportimeve nga Spanja, Liverpooli ka identifikuar Takefusa Kubon si objektivin e tyre kryesor për ta zëvendësuar Salah dhe tashmë i kanë ofruar Real Sociedadit tre lojtarë për ta zbutur klauzolën e tij të lirimit prej 60 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Real Madridi do ta testojë Liverpoolin me një ofertë të dytë për Alexander-Arnold

Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës, Kubo, ishte sjellë në Spanjë nga Real Madridi në 2019.

Pas disa aventurave në formë huazimi, reprezentuesi japonez iu bashkua Sociedadit në 2022 dhe ka kapur syrin me aftësinë e tij për ta mbajtur topin.

Kubo tashmë ka 20 gola të shënuar në La Liga teksa pesë të tillë i ka realizuar me kombëtaren.

Liverpooli thuhet se është i gatshëm të ndajë rrugët me tre lojtarë vetëm për ta transferuar atë.

Tre lojtarët që thuhet se klubi anglez mund t’i ofrojë Sociedadit si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi janë Federico Chiesa, Wataru Endo dhe Harvey Elliot./Telegrafi/

Exit mobile version