Liverpooli është futur seriozisht në garë për të transferuar senegalezin Kalidou Koulibaly.
Kampionët në fuqi të Evropës duan që ta formojnë një dyshe gjigante në qendër të mbrojtjes me Koulibalyn e Van Dijk.
Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë senegalezin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Vlera e Koulibalyt është ulur shkaku i pandemisë Covid-19 dhe The Reds tani janë gati ta marrin atë.
The Sun ka raportuar se Liverpooli ka bërë gati një ofertë prej 50 milionë euro, si dhe mbrojtësin kroat Dejan Lovren për qendërmbrojtësin e fuqishëm.
Oferta nuk duket e keqe për Napolin, duke marrë parasysh që klubi italian interesohet për kroatin Lovren.
Gjithsesi prioritet i Napolit është të fitoj sa më shumë para nga shitja e mbrojtësit dhe fillimisht po shpreson se do t’i vije ndonjë ofertë mbi 80 milionë euro.
Por në rast se kampioni në fuqi evropian do ta rriste edhe më shumë ofertën e tyre, atëherë Koulibaly do të transferohej në Anfield. /Telegrafi/