Skuadra angleze po kërkon futbollistë në ligën italiane të futbollit, Serie A.
Liverpool janë vënë seriozisht pas futbollistit të Empolit, Piotr Zielinski, i cili është në pronësi të Udineses.
Sipas Goal.com, mesfushori polak është i prirur për të kaluar në radhët e skuadrës nga Anfield Road.
Kjo pasi, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp kanë ofruar 11 milionë funte për mesfushorin qendror.
Megjithatë, skuadra italiane ka të përfshirë një klauzolë për lirimin e 22-vjeçarit, ku kërkon 15 milionë funte, pasi edhe vetë dëshirojnë zgjatjen e kontratës me futbollistin. /Telegrafi/