Telegrafi

Liverpooli me ofertë të parefuzushme drejt Napolit për Hamsik

Gazetari italian Emanuele Giulianelli, ka zbuluar se Liverpooli është i gatshëm të sjell Marek Hamsik në Anfield gjatë verës.

Sipas Giulianelles tashmë klubi anglez ka bërë edhe ofertë drejt Napolit, oferta e cila është vështirë e refuzushme madje.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

“Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka marrë një ofertë rreth 45 milionë euro për yllin sllovak, ndërsa lojtarit i është ofruar një kontratë katër vjeçare me një pagë gjashtë milionëshe në vit”.

28-vjeçari është një nga lojtarë më të mirë të Sllovakisë në Euro 2016 dhe me paraqitjet e tij duket se ka bindur edhe më shumë Jurgen Klopp. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=E7j4t1etQsQ