Emre Can është afër largimit nga Liverpooli si futbollist i lirë.
Mesfushori gjerman është në përfundim të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin me klubin anglez.
Ndërkohë Liverpoolit do t’i bashkohet nga edicioni i ri senegalezi Naby Keita nga RB Leipzig.
Por ‘The Reds’, nuk do të ndalen me kaq pasi po tentojnë edhe një transferim të bujshëm gjatë verës.
Mesfushori i Leicester City, Wilfred Ndidi është bërë objektiv i Liverpoolit dhe trajnerit Jurgen Klopp.
Mediat angleze kanë raportuar se Liverpool është e gatshme të shpenzojë deri në 45 milionë euro për transferimin e nigerianit.
21-vjeçari falë paraqitjeve të mira në Ligën Premier ka zënë vend edhe tek Kombëtarja e Nigerisë.
Ai ka kontratë me ish-kampionët e Ligës Premier deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/