Liverpooli ka shtuar epërsinë ndaj Interit me rezultat 2-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Zhvillohej minuta e 75-të, kur Roberto Firmino kërceu më së larti nga një goditje nga këndi, duke shënuar për 1-0.
Edhe pse të dy skuadrat kishin raste, kjo ishte goditja e parë në portë.
Liverpooli nuk ka vonuar dhe në rastin tjetër të mirë ka shënuar për 2-0. Mohamed Salah përfitoi nga një tollovi dhe me një goditje të bukur e la të shtangur Samir Handanovicin.
https://twitter.com/PLWeek23/status/1494064849206267914
Liverpooli duhet afër një fitoreje të madhe në “Guissepe Meaza”./Telegrafi/