Telegrafi

Liverpooli nuk heq dorë nga Mbappe, gati oferta e dytë për francezin

Mbappe shënues i lindur

Liverpooli është i gatshëm të rris ofertën e tyre për talentin e Monacos, Kylian Mbappe.

Sipas The Times, Jurgen Klopp po pret inkurajimin që adoleshenti i Monacos dëshiron të kalojë në Angli.

Lexo po ashtu Monaco refuzon 100 milionë euro nga Liverpooli

Real Madridi kanë bërë shenjat më të forta deri më tani që ata duan me të vërtetë në radhët e veta, Mbappen.

Ndërsa, raportet e mediave kanë deklaruar se Liverpooli veçse kishte bërë ofertë prej 87.9 milionë funteve për Mbappe, por kjo është refuzuar nga skuadra franceze.

Kështu, bosët e klubit anglez me sa duket kanë lëvizur për të bindur sulmuesin se zhvillimi i tij do të ishte më i miri nën urdhrat e Kloppit.

Lexo po ashtu PSG të vendosur për të thyer rekordin botëror, ofrojnë "një mal me para" për Mbappe  

Megjithatë, në ofertën e Redsave, në tavolinë duhet të jetë edhe sigurimi i Ligës së Kampionëve, dhe kështu pritet që anglezët të bëjnë ofertën tjetër pas raundin e “play-off”.

Skuadra e Kloppit thuhet se ka provuar transferimin e Mbappes edhe verën e kaluar, kur talenti francez ishte i panjohur në botën e futbollit. /Telegrafi/