Site icon Telegrafi

Liverpooli nuk është i kënaqur me mbrojtës, në verë synohet transferimi i Bremer

Ozan Kabak dhe Ben Davis kanë qenë dy mbrojtësit që janë transferuar te Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi turk Kabak debutoi ndaj Leicesterit, por që paraqitja e tij ka lënë shumë për të dëshiruar.

Mediat angleze kanë raportuar se Liverpooli do të kërkojë afrimin e një mbrojtësi edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

The Reds vazhdojnë të vuajnë nga lëndimet, pasi tre mbrojtësit e parë Virgil Van Dijk, Joe Gomez e Joel Matip do të jenë jashtë fushave edhe për disa muaj.

Sipas asaj që ka raportuar The Sun, mbrojtësi brazilian i Torinos, Bremer është futur në listën e ngushtë të trajnerit Jurgen Klopp.

23-vjeçari prej kohësh përcjellet nga Liverpooli, derisa tani ka fituar edhe simaptinë e Klopp i cili dëshiron transferimin e tij në Anfield.

Ai iu bashkua Torinos në vitin 2018, por falë paraqitjeve të mira këtë edicion vlera e tij është rritur ndjeshëm dhe tani kushton rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version