Telegrafi

Liverpooli nuk është i interesuar në rikthimin e Coutinhos në Anfield

Philippe Coutinho ditë më parë ka bërë të ditur se ai dëshiron të rikthehet vetëm në Ligën Premier.

Madje, në mediat angleze raportohej se mesfushori brazilian po tenton të rikthehet sërish te Liverpooli, pasi largimit para dy sezonesh te Barcelona.

Por, Mirror raporton se The Reds nuk janë të interesuar që të rikthejnë Coutinhon në skuadër, sidomos pas veprimeve që kishte bërë për t’u larguar nga klubi.

Braziliani kishte kërkuam me ngulm largimin nga skuadra angleze dhe të kalonte te katalunasit, mirëpo atje nuk arriti të kishte formën e lartë.

Lexo po ashtu Chelseat i ofrohet shansi i transferimit të Coutinhos

Barcelona u detyrua që në verën e kaluar të huazojë atë te Bayern Munich, por as në Allainz Arena nuk arriti të tregojë vetën.

Raportohet se Manchester United dhe Chelsea janë të interesuara në shërbime e tij, mirëpo jo edhe Liverpooli. /Telegrafi/